Luan Rama citon Konicën: Palaçot e qeverisë që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale

473
Sigal

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka bërë një krahasim mes Shqipërisë së vitit 1924 dhe situatës së sotme politike në vend, duke thënë se realiteti i sotëm, jo vetëm ngjason me ato vite, por është edhe më fatal.

Përmes një postimi në rrjetet, Rama ka cituar një shkrim të Faik Konicës në gazetën “Dielli”, të vitit 1924, ku shkruhet: “Guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e zbrazur, miq s’na kanë mbetur, armiqtë përgjojnë.
Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur”.

Ja postimi i plotë i Luan Ramës:

Faik Konica, Gazeta “Dielli”, 10 prill 1924

“Guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e zbrazur, miq s’na kanë mbetur, armiqtë përgjojnë.
Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur”.

Jo vetëm ngjashmëri, por edhe fatalitet!