Luan Rama: CIA tregon drogën dhe trafiqet që nuk i shohin burokratët blerë të Brukselit në Tiranë

496
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka cituar sot faktet më të rënda që ka publikuar raporti vjetor i CIA për trafiqet, korrupsionin dhe drogën në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Luan Rama shprehet se sipas CIA Shqipëria është: “rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë! Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës”.
Luan Rama deklaron se këto fakte janë në raportin e CIA dhe nuk “shihen” nga burokratët e Brukselit në Tiranë.
Deklarata e plotë e Luan Ramës:
Korrupsioni problem kryesor për Shqipërinë.
Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë!
Është zgjeruar prodhimi i kanabisit.
Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës.
Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët.
Kjo është Shqipëria e rilindjes së Edi Ramës sipas CIA-s, të cilën edhe pse disa burokratë europianë që punojnë në Tiranë nuk e shohin, të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulojnë me heshtjen e tyre të blerë!
Sigal