Luan Rama: Bordi i Monitorimit të Medias, lavatriçe e imazhit të Rilindjes

84
Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar lidhur me Bordin e Monitorimit të Medias , duke e cilësuar si një lavatriçe të Rilndjes.
Reagimi i plotë:
Pa asnjë të drejtë ligjore e madje në tejkalim të tagrit ligjor, Bordi i Monitorimit të Medias është shfaqur sot si një lavatriçe e imazhit të Rilindjes! Sepse, Kodi Zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë këtij Bordi për të percaktuar dhe gjykuar sjelljen e medias audiovizive ne diten e zgjedhjeve.
Në nenin 71 pika 1 të Kodit përcaktohet se ” fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.
Ndërsa në nenin 85 të Kodit shkruhet: KQZ 40 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ngre Bordin e Monitorimit të medias i cili ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi përgjatë fushatës zgjedhore.
Pra, sot në ditën e zgjedhjeve, Bordi nuk ka asnjë tagër ligjor, sepse dita e votimit nuk është objekt i monitorimit nga ana e Bordit!
Nga ana tjetër, gazetarët, reporterët dhe kronikanët kanë për mision të raportojnë për çfarë ndodh dhe nga ky mision atë nuk mund ta detyrojë asnjë ligj, asnjë bord e asnjë rilindas të heqë dorë! Nëse duan të përmbushin misionin e shenjtë të informimit, le ta bëjnë me profesionalizëm e të mos përdorin si alibi qëndrimet e lavatriçes së imazhit të Rilindjes!