Luan Rama: Basha në rrugën e Kombit është rikthyer në vendin e krimit

527
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, i cilëson deklaratat e Kryetarit të PD-së në Kukës si tregues të frikës nga humbja e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Në një prononcim për mediat, z. Luan Rama shprehet se Lulzim Basha është një mosmirënjohës i trembur nga humbja. 
“Lulzim Basha është shtyllë e mediokritetit në këmbë. Jo vetëm kaq, por Basha është një mosmirënjohes i trembur nga humbja e 21 qershorit”, tha z. Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Basha ka qenë sot në rrugën e Kombit, duke u rikthyer në vendin e Krimit. Z. Luan Rama theksoi se dekriminalizimi do të ketë edhe efekt prapaveprues për të gjitha dosjet e korrupsionit të mbyllura për procedurë.
“Dekriminalizimi do të ketë efekt prapaveprues për të gjitha dosjet e korrupsionit. Basha në rrugën e Kombit është rikthyer në vendin e tij të krimit. Do të rihapen të gjitha dosjet e mbyllura për procedurë! Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë ndryshime në ligj që të mos ketë procedurë që të mbulojë të korruptuarit!”, tha z. Luan Rama.
Sigal