Luan Rama: Akademik Rexhep Ismajli, një mendje e ndritur shqipare në kohën tonë.

782
Nga Luan Rama
Akademik Rexhep Ismajli, 
një mendje e ndritur shqipare në kohën tonë.
Jeta e puna më kanë dhënë mundësi të takoj, të njoh, të punoj e të kem miq shumë ndër shqiptarët e Kosovës, para e pas luftës çlirimtare, para e pas shpalljes së Pavarësisë së saj 10 vjet më parë.
Por sot, dua të veçoj me një nderim të veçantë akademik Rexhep Ismajlin, për gjithë sa ai përfaqëson në kulturën tonë kombëtare!
Akademik e profesor, punëtor i palodhur i shkencës albanologjike, gjihëtar i çuditshëm; e nisi si strukturalist, por ndryshoi metodë dhe u bë gjenerativist, poststrukturalist, dhe, për paradoks, edhe aplikues i metodës së sociologjizmit gjuhësor.
Zgjodhi metodën që ishte më e përshtatshme për objektin: studiues i historisë së gjuhës, filolog ( i shkencës së teksteve), aplikues i suksesshëm në filologjinë kritike ( textual criticism ), botues i shkrimeve të vjetra ( Budi, Kuvendi i Arbënit), ballkanolog, jetëshkrues ( Selman Riza ), shqipërues ( Rolland Barthes ), organizator i Seminarit të Prishtinës, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
E mbi të gjitha këto kontribute të vyera, një shqiptar i mirë e atdhetar prej asaj race që meriton të jetë referencë krenarie për gjithkënd prej nesh.
Unë ndjehem i nderuar që pata rastin ta takoj në fillim të dhjetorit të vitit 2017, mes pedagogëve e studentëve të gjuhës shqipe në katedrën e albanologjisë në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare në Pekin, teksa nuk mund ta fshihte krenarinë për studenten e tij Ke Jing ( Gjina ), e cila drejton shkollën doktorale të albanistikës.
Ndjehem i nderuar, sepse akademik Rexhep Ismajli, është një mendje e ndritur shqiptare në kohën e sotme.
Sigal