Luan Rama: A ka mësues dhe pedagogë në këtë vend?!

567
Sigal

Sipas deputetit, edhe pse kryeministri, dikur edhe vetë pedagog, i etiketon me gjithfarëlloj epitetesh deri në denigrim, ata prapë heshtin!

Statusi i plotë:

A ka mësues dhe pedagogë në këtë vend?!

I fyen dhe i poshtëron, i etiketon me gjithfarëlloj epitetesh deri në denigrim, i quan edhe sharlatanë, e ata prapë heshtin!!!
Si ka mundësi që dikush që ka patur babanë pedagog t’i quajë pedagogët sharlatanë?!
Si ka mundësi që dikush që ka qenë edhe vetë pedagog, t’i quajë pedagogët sharlatanë?!
Dhe mbi të gjitha, si ka mundësi që një armatë e tërë pedagogësh e mësuesish të heshtin, kur dëgjojnë se si Kryeministri i quan ata sharlatanë e kërkon t’i ndërsejë studentët kundër pedagogëve, njësoj si Mao Ce Duni gardistët e kuq kundër intelektualëve e gjithë të shkolluarve?!!!
A ka mësues dhe pedagogë në ketë vend?!…

A ka mësues dhe pedagogë në këtë vend?!I fyen dhe i poshtëron, i etiketon me gjithëfarëlloj epitetesh deri në…

Publiée par Luan Rama sur Dimanche 10 février 2019