Lu u shkruan deputetëve: Nëse nuk ka kompromis, votojeni reformën

62
Një ditë pasi u raportua se Partia Demokratike tërhiqet nga vendet e rezervuara, duke ofruar një tjetër propozim, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u ka dërguar një letër deputetëve shqiptarë.
“Projekti i 14 qershorit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi përmbush plotësisht standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane”, thuhet në letër.



Diplomati shpjegon se përse ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendet e rezervuara.
“SHBA dhe BE i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do të etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut si pro qeverisë ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqësor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do e minonte këtë besim”.
Në fund, Lu bën sërish thirrje për negociata në kërkim të kompromisit.
Megjithatë e ka një paralajmërim.
“Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. SHBA besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro reformës në drejtësi”.
Ja letra: