Lu thirrje të rinjve: Shmangni radikalizmin

478
Sigal

Ambasadori Donald Lu deklaron se “Islami duhet të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore në shoqëri”. Gjatë konferencës me temë: “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe i Radikalizimit”, Lu u ka bërë thirrje anëtarëve të Komunitetit Mysliman që të ndihmojnë të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizmit dhe të dhunës në komunitetet myslimane. “Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre. Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komuntietet tuaja.”-tha LU.