Lu takim me kreun e ILDKPI Ganaj SHBA:Merrni seriozisht kallëzimet

460
Ambasadori amerikan Donald Lu, zhvilloi prej 50 minutash një takim me Kryeinspektorin ILDKPKI Shkëlqim Ganaj.
Pavarësisht se dy zyrtarët nuk preferuan të japin asnjë deklaratë për mediat, në një njoftim thuhet se :Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë misionin e ILDKPKI dhe pret që kur ILDKPKI bën kallëzime penale, prokurorët dhe gjykatat t’i marrin këto kallëzime seriozisht, edhe nëse ato përfshijnë anëtarë të parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë zyrtarë të lartë.
Njoftimi vijon më tej me faktin se ky institucion, ka një rol kyç për të luajtur në luftën kundër korrupsionit – një luftë që është thelbësore për integrimin evropian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik.
Më herët ILDKPI ka bërë disa kallëzime penale për kryetarë komunash, zyrtare të lartë, apo edhe gjyqtarë si Gjin Gjoni, por prokuroria nuk ka filluar hetimet për çështjet.
Sigal