Lu kërkon “peshqit e mëdhenj”, por i japin cironka

501
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zgjedhur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të rikthyer vëmendjen te kërkesa e tij e disa muajve më parë për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Për të kujtuar deklaratën dhe për të festuar 1 Prillin, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë me jo pak domethënie. Në karikaturën e shpërndarë nga ambasada përmes rrjeteve sociale, shfaqet karakteri i dallueshëm i ambasadorit Donald Lu në një tezgë me tabelën “Peshk i madh”, por ku shiten vetëm cironka. “Ku janë peshqit e mëdhenj?”, pyet ai. “Gëzuar 1 prillin!”, është përgjigjja që merr diplomati i Uashingtonit merr nga shitësi, që në dorë mban një cironkë. Por nëse ambasadori është lehtësisht i dallueshëm, pyetja që ngrihet me të drejtë është se kush është “peshkatari” të cilit ai i drejtohet? Herë pas herë kryediplomati amerikan i rikthehet togfjalëshit “peshk i madh” të përmendur në nëntor 2018 për të kërkuar nga institucionet ligj-zbatuese goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje shpesh duke vendosur edhe afate. Por, deri më tani në rrjetën “drejtësi” asnjë peshk i madh nuk ka përfunduar.
Sigal