Lu e Vlahutin takim informues me partitë e vogla

562
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe ai amerikan, Donald Lu po zhvillojnë një takim me kryetarët e disa prej partive të vogla, takim i cili u paralajmërua dy ditë më parë.

Takimi u thirr nga Lu dhe Vlahutin për t’i informuar ata mbi negociatat e zhvilluara tri ditë më parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, takim i cili përfundoi pa sukses.

Mesazhi dërguar partive
Përshëndetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një takim informues për procesin e negociatave te zhvilluar mbrëmë.

Takimi do te zhvillohet ditën e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi për t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nëse axhenda juaj e mundëson pjesëmarrjen tuaj ne këtë takim.
Sigal