Lu e Vlahudin takim me Fatmir Xhafajn për reformën në drejtësi

410
TIRANË – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin janë pritur në një takim nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafajn, njëherësh edhe kryetar i komisionit për reformën në drejtësi.
Takimi midis Lu, Vlahutin dhe Xhafajt u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me atë që do diskutojnë Lu, Vlahutin dhe Xhafajt, por mendohet se tema e diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi dhe diskutimi rreth kthimit të opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Javën që kaloi opozita konfirmoi se do të ishte pjesë e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve 
Sigal