Lu dhe Vlahutin tërhiqen nga takimi 5-palësh

410
Takimi 5-palësh mes Ramës, Metës, Bashës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, i cili do të niste në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit, nuk do të ketë në tryezë pikërisht ambasadorin amerikan dhe atë të Bashkimit Europian. Lajmin e kanë dhënë vetë dy ambasadorët e huaj, të cilët kanë informuar për këtë gjë kreun e Kuvendit, Meta dhe pas takimit kanë pranuar: “Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në deklaratë. Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë, diplomatët e BE-së vijojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi të enjten e 21 korrikut 2016.
Sigal