Lu: Deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën “e pakujdesshme”

567
Ambasadori amerikan në Shqipëri ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet,” tha Lu për BIRN.

Në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai dëshironte, por shtoi se nëse BE-ja dështonte të integronte Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

Deklarata e Ramës u pasua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa në Serbi, ku politikanët i dënuan ato si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është thjesht një dëshirë e kryeministrit Rama. 

Ai bëri thirrje për shmangie të deklaratave të tilla të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Nësë do të kisha thënë unë diçka të tillë, pra për bashkim të serbëve, do të më kishin varur në Bruksel”, tha Vuçiç.
Sigal