Lu, apel shqiptareve për guxim: Historia e përdhunimit të vajzës indiane, ndryshoi një shtet

471
Duke rrëfyer një ngjarje të vërtetë, ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare, veçanërisht grave, që të mos heshtin për dhunën seksuale dhe diskriminimin ndaj tyre. Historia që ai tregoi kishte ndodhur në Indi, ku një rast i vetëm përdhunimi bëri që ky shtet të hartonte ligje të ashpra kundër dhunës ndaj femrave por mbi të gjitha, të ndryshonte mendësinë se gratë ishin viktimat dhe jo fajtori i dhunës.

“Më 16 dhjetor 2012, – tha Lu, – gjashtë burra përdhunuan në grup një vajzë 23-vjeçare që studionte për t’u bërë fizioterapiste. Ata jo vetëm e përdhunuan, por edhe e rrahën për vdekje. Mjekët punuan me ditë për ta shëruar; qeveria e dërgoi me avion edhe në Singapor, por ajo nuk mundi të jetonte. Para se të vdiste, këmbëguli të fliste me mediat për fatkeqësinë e saj. Pra, theu një kuturë që fajësonte viktimat dhe jo autorët.

Pas kësaj, qindra mijë protestues u mblodhën para zyrës së Kryeministrit në Indi për të kërkuar drejtësi. Qeveria u përgjigj duke dërguar ligjin kundër dhunës seksuale. Sot india e ka këtë ligj. E gjithë kjo nddohi për shkak të jë vajze të guximshme që vendosi të mos ishte e heshtur.

Pata mundësinë të takohem me prindërit e një vajze që qeveria vendosi t’i jepte Çmimin e Gruas së Vitit. Ishte një takim që nuk kam për ta harruar sepse prindërit ishin po aq të guximshëm sepse ata donin të siguroheshin se vdekja e vajzës së tyre kishte shërbyer për diçka.

Të gjithë ne duhet të dalim në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe të kundërshtojmë diskriminimin. Si baba i një vajze më lejoni të përgëzoj rrjetin për punën që po bën për të kapërcyer dhe ndihmuar gratë e vajzat për të qënë të guximshme.”
Sigal