LSI zhvilloi një takim elektoral me banorë të Kuçovës, kandidatët për deputetë prezantojnë programin e LSI-së

434
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim elektoral me qytetarë të Kuçovës, ku kandidatët për deputetë të qarkut Berat prezantuan programin e LSI-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi se shqiptarë kanë nevojë për t’u përfaqësuar nga intelektualë, kanë nevojë për energji pozitive, mirënjohje dhe solidaritet. 

Kandidatja për deputete LSI-së në qarkun e Beratit, Llambriola Misto, në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Kuçovës, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e rinisë dhe se rinia është e ardhmja e Shqipërisë. 

“Partia e të rinjve është LSI-ja. Sepse nga 170 mijë vende të reja pune që do të hapim në 4 vitet e ardhshme 100 mijë do të jenë vetëm për rininë, sepse prioritet i LSI-së është e ardhmja e rinisë dhe jo e ardhmja e kriminelëve. Unë kam një ëndërr që t’i rikthej vlerat qytetit tim dhe t’ju jap një shans të gjithëve ju. Votoni LSI, votoni nr. 1! Më jepni një shans dhe unë do tua kthej në një shans për familjet tuaja”, – deklaroi znj. Misto.

Ndërsa, kandidatja tjetër e LSI-së, Silva Caka, theksoi se të rinjtë duhet ë marrin në dorë fatet e vendit dhe duhet të marrin shanset për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Janë pikërisht të rinjtë që do të marrin të ardhmen e vendit në dorë dhe duhet të jemi pikërisht ne që duhet t’u japim një shans nëpërmjet politikave, që do të ndjekim për të rinjtë, që të marrin këtë të ardhme në duart tyre. Duke mbajtur LSI në zemër dhe në shpirt jam shumë e bindur që më datën 25 qershor do të votoni për numrin 1, për LSI dhe për të gjithë të rinjtë kudo që ndodhen dhe që përfaqësojnë këtë forcë politike”, – deklaroi znj. Caka. 
Sigal