LSI voton për kreun e ri, Meta: Sa më e fuqishme të jetë LSI, aq më e sigurt është Shqipëria

64

Më shumë se 50 mijë anëtarë
të LSI, u janë drejtuar prej orës 8 00 të mënesit  225 qendrave të votimit
për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie.

Rreth
orës 11:30, Ilir Meta votoi për kryetarin e 4 viteve të arsdhshme të LSI. Meta
vuri theksin tek pjesëmarrja e lartë për të parë motivimin e anëtarësisë, në
prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

 

Meta: Ajo që është shumë  e
rëndësishme është shkalla e pjesëmarrjes dhe kjo është shumë e rëndësishme. Për
të garantuar jo vetëm cilësinë e këtij procesi, për të shmangur cdo lloj
fiktivitetit, pro edhe për të kuptuar shkallën e organizimi dhe motivimit të
anëtarësisë në të gjithë vendin.

 

Sa për koalicionin, forumet që do
të zgjidhen nga delegatët e konventës që do të mbahen në datat 3dhe 4 dhjetor,
do të vendosin se çfarë drejtimi do tëmarrë partia, por për Metën, LSI do të
zgjedhë rrugën e reformave.

 

Meta: Sa më e
fuqishme të jetë LSI aq më e qetë, aq më e sigurt është Shqipëria, aq më i
fuqishëm është dialogu dhe aq e sigurtë është dhe e ardhmja evropiane e
Shqipërisë. Në krye të axhendës qëndron vazhdimi i reformave që ndihmojnë
hapjen e negociatave. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion.

Gjatë
ditës votuan edhe dy kandidatët e tjerë, Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj, të
cilët  theksuan se këto zgjedhje janë një model dhe që forcojnë më tej
Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

Spahiu: Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të
mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për
një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që
i zgjidh ato.

 

Rrokaj: Sa më shumë politika konkrete në dobi të
qytetarit, sa më shumë partia e hapur ndaj Shoqërisë Civile dhe botës
akademike,sa më larg politikës konfliktuale e cila prej 26 vjetëve po dëmton
Shqipërinë, aq më shumë e afron LSI drejt fitores së ardhme të zgjedhjeve 2017.
Ne synojmë të dalim forcë e parë, por koalicionet janë pjesë e
vendimarrjes  të strukturave.

Përveç
kryetarëve, anëtarët do të votojnë edhe përdelegatët ku sipas nënkryetarit
Petrit Vasili, të rinjtë dhe gratë do të kenë një rol të rëndësishëm

Vasili: Besoj që misionin e ditës po e jep e gjithë anëtarësia
e saj. Unë do të përshëndesja dhe vendimin e kryesisë që në këto zgjedhje, ne
kemi konkurruar me lista të ndara ku
 kuotat e respektimit për LRI-në, për LGI-në dhe
LSI-në janë saktësisht nga 1/3 e secilit duke krijuar një baraspeshë të gjithë
faktorëve, qoftë atij gjinor, qoftë atij rinor.

Votimi
mbyllet në orën 18: 00 dhe fituesi pritet të shpallet rreth mesnatës ndërsa një
pjesë e konsiderueshme e tyre votuan që në orëte para të mëngjesit duke krijuar
edhe radhë nëpër qendrat e votimit.