LSI, Vasili: Taksa e Rrugës së Kombit, kurrsesi jo pa u analizuar dhe diskutuar me Kosovën

572
LSI-ka i ka bërë thirrje qeverisë, sot, se taksa e Rrugës së Kombit nuk duhet të fillojë kurrsesi, por duhet t’i nënshtrohet një analize të re ekonomike sesi duhet të administrohet Rruga e Kombit.”
Petrit Vasili dha një konferencë shtypi ku deklaroi se:
“Duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Shqipërisë, pasi Kosova nuk aplikon taksë dhe ka vlerësuar kushtet ekonomike. Konkluzioni përfundimtar është se kësaj nuk po i shkojnë mirë punët me tregtinë e drogës, siç thotë një analist kosovar dhe po i kompenson me taksën e rrugës. Vendi më i varfër në Europë me emigracionin më të lartë aplikon taksën më të lartë. Ndaj duhet një analizë e detajuar me të gjithë të interesuarit. Kjo taksë do të mbahet mend si veprimi më i shëmtuar që ka bërë qeveria shqiptare”– u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Vasili pohoi se rruga që ende nuk ka përfunduar, dhe është bërë me taksat e shqiptarëve dhe nuk e ka bërë koncensionari.
Thirrja për Qeverinë e Kosovës
Mes të tjerash i bëri thirrje qeverisë Kosovare që përveç reagimit për këtë çështje, të bojkotojë edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive, siç janë zhvilluar edhe më parë. Sipas LSI, kjo praktikë nuk sjell asgjë të dobishme.
“Rruga nuk ka përfunduar ende. Koncensinarët nuk kanë ndërtuar rrugën, por kanë marrë rrugën. Ndryshe nga koncensionarët kudo në botë, që mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar, kjo rrugë është bërë nga taksat. Shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë ende 300 euro kredi. Një çmim shumë i rëndë. Kam kënaqësinë ta them se është 7-fishuar bilanci tregtar. Është qesharake të mendojmë, që mbas komunikimeve spektakolare konstatojmë një masë që kontestohet me shumë të drejtë, siç ka folur qeveria kosovar, madje dhe presidenti Thaçi. Vendim që ka shkaktuar reagim në Kosovë. Por pyes se çfarë kanë diskutuar në mbledhjet e përbashkëta. Do i bëja thirrje miqësore kolegëve të Kosovës, që mos t’i bashkohen më këtij show (Mbledhjeve të përbashkëta). Kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin. Duhet të bëhet një analizë e re, e thelluar. Duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha Vasili.
Sigal