LSI supriza e 21 qershorit me 15 bashki dhe 28 % të votave

289
Për herë të parë zgjedhjet për pushtetin vendor në 21 qershor 2015 do të zhvillohen në 61 bashki të reja që janë krijuar, pas reformës së ndarjes së re Territorialo- Administrative dhe nuk do të ketë më komuna, dhe as njësi bashkiake në Bashkinë e Tiranës. Numri i përgjithshëmi votuesve në këto zgjedhje, sipas numrit më të fundit të rregjistrimit është 3.370.206 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 5.299 Qendra Votimi, (QV), ndërsa në 61 bashkitë e reja do të kemi 90 Zona Administrative Zgjedhore, (ZAZ), ku disa bashki, të cilat kanë një numër të madh zgjedhës, do të ndahen në më shumë se 1 ZAZ. 
Supriza: LSI fiton 27,5 % të votave dhe është e para në ASHE
Ditët e fundit gazeta “Telegraf” ka organizuar ditët e fundit një sondazh në gjithë Shqipërinë, duke marrë me telefon me shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshe dhe online në faqet e saj zyrtare me pyetjen e vetme se cilët kandidatë për kryebashkiakë do të jenë fituesë, si edhe si do të votojnë për kandidatët për kryebashkiakë. Gjithashtu, në këtë sondazh pasqyrohen edhe të dhënat që kanë dhënë shërbimet e Inteligjencës të një vendi strategjik të Shqipërisë, të cilay janë përcjellë në një nga ambasadat më prestigjoze në Tiranë. Sipas sondashit dhe në bazë të përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët e pyetur, si edhe nga përgjigjet që janë dërguar online në faqet zyrtare të gazetës “Telegraf” dhe duke u mbështetur edhe në të dhënat e shërbimeve të inteligjencës të vendit strategjik me Shqipërinë, për Aleancën për Shqipërinë Europiane ASHE del se LSI do të jetë supriza e zgjedhjeve të 21 qershorit 2015, pasi jo vetëm fiton në të 15 bashkitë që konkuron me kandidatët e saj për kryebashkiakë, porn ë shkallë vendi votohet 27,5 %, ndërkohë që PS votohet në 25 % dhe fiton në 20 bashki, ku janë kandidatët e saj. PDIU është e treta nga ASHE me 3,3 %, dhe fiton në 3 bashki, ku ka kandidatët e saj, ndërsa PDS e Milos votohet 1,2 %, ndërsa FRD ka vetëm 0,9 % të votavë. 
ASHE 
LSI fiton 15 BASHKI votohet për këshilltarë 27,5 %
PS fiton 20 BASHKI votohet për këshilltarë 25 %
PDIU fiton 3 BASHKI votohet për këshilltarë 3,3 %
APPD 
PD fiton 21 BASHKI votohet për këshilltarë 40 %
PR fiton 1 BASHKU votohet për këshilltarë 3, 1%
LZHK votohet për këshilltarë 3,7 %
PBDNJ fiton 2 BASHKI votohet për këshilltarë 2,1 %
2 kandidatë të pavarur fitojnë si kryebashkiak 
Në Memaliaj Orgen Hasanbega
Në Tepelenë Astrit Dervishi
Për Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet, (APPD), PD është e para, me 41 5 të votave në shkallë vendi, dhe me 21 bashki të fituara. PR është partia që fiton 1 bashki, por votohet 3,1 %. LZHK votohet 3,7 % për votat për këshilltarë bashkie, dhe renditet e dyta në APPD për votat e fituara në shkallë vendi. Nga partitë jashtë koalicioneve PBDNJ fiton 2 bashki, por votohet 2,1 5 në shkallë vendi, ndërsa 1 bashki e fiton edhe partia Maqedonase, që është në koalicoionin e ASHE. 
Një nga suprizat e këndshme është se 2 kandidatë të pavarur fitojnë për kryebashkiakë. Në bashkinë e Memaliaj, fiton kandidati i pavarur Orgen Hasanbega, ndërsa në bashkinë e Tepelenës fiton kandidati i pavarur Dritan Memushi. 
Duke parë pasqyrën e mëposhtme të sondazhit që ka bërë gazeta “Telegraf”, bazuar edhe në të dhënat e shërbimeve të Inteligjencës të një vendi strategjik me Shqipërinë, në disa bashki ka përqindje të votuesve që nuk janë shprehur për kë kandidat do votojnë. 
Aleancat zgjedhore
Një nga karakteristikat dalluese të fushatës zgjedhore të 21 qershorit është se 2 aleancat kryesore zgjedhore, e Majta dhe e Djathta, kanë përsuar ndryshime të mëdha, përsa I ëprket përbërjes së partive politike, sepse nuk kanë më atë konfiguracion që kishin në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, në zgjedhjet parlamentare. Kështu, e Majta është në Aleancën për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa e Djathta është në Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet, (APPD). ASHE ka kandidatët e saj në 59 bashki, duke mos vënë kandidatë në bashkinë e Dropullit dhe të Finiqit, ndërsa APPD ka 61 kandidatë, të të gjitha bashkitë e reja. 
Në ASHE, PS dhe LSI përbëjnë dy forcat kryesore politike të këtij koalicioni zgjedhor për 21 qershorin. Sipas marrëveshjes PS-LSI, është rënë dakort që LSI të kandidojë në 12 bashki me kandidatët e saj, që janë në bashkitë: Delvinë, Skrapar, Berat, Kuçovë, Mallkastër, Gjirokastër, Kolonjë, Pogradec, Skrapar, Cërrik, Lezhë, Kukës, Selenicë, Prrenjas, Bulqizë, Vorë. Ndërsa për këshilltarë bashkiakë në të gjitha bashkitë, PS dhe LSI, si edhe partitë e tjera që përbëjnë ASHE do të kenë kandidatët e tyre. Në ASHE, për herë të parë, do të bëjë pjesë edhe PDIU, e cila u shkëput nga opozita, me të cilën mori pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe në këto zgjedhje do të ketë në 3 bashki, dhe konkretisht, në Peqin, Rrrogozhinë dhe Konispol, kandidatët e vet. Në ASHE u bashkua edhe PDK e Nard Ndokës, që u shkëput nga opozita, por nuk do të ketë asnjë kandidat për kryebashkiak, sikurse edhe FRD, që u bashkua me ASHE. Partia e Mark Frrokut nuk është më në ASHE. Nga ASHE u shkëput PSD, e cila do të garojë si subjekt i pavarur. Në ASHE bëjnë pjesë 37 parti. Ato janë: PS, LSI, PDIU, AAK, AD, AMIE, ABDE, ADS, PASH, PDRE, PDBMSH, PÇSH, PGJ, ADK, PPSH, PRDSH, PDM, FRA, PUK, PKSH, PKSH-8NENTORI, PLDN, LDSH, PLIDR, PEISH, MDE, PPAK, PRRL, PSHA, PSM, PSV’91, PSP, FRD, PDS, PDK, PPK. 
Ndërsa në Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet, (APPD) bëjnë pjesë 15 parti. Vetëm PR ka 2 kandidatë të saj, në bashkië e Beratit dhe të Shijakut, ndërsa partitë e tjera, që janë në koalicion do të kenë vetëm kandidatët e tyre për në këshillat bashkiakë, ndërkohë, që për kryebashkiakë do të mbështetin 59 kandidatët e PD dhe 2 të PR. Partitë e APPE janë: PD, PR, PAA, PLL, PBK, LZHK, BLD, PBKD, POSH, PBD, MDL, PDM-E RE, KONS, PPKDSH, LDK. 
Jashtë kolaicionit janë këto parti: MEGA, Fronti i Majtë, PMDPSH, PKD, LDVMP, PBDNJ, AP, PSD, PAK, BKDSH, AEE.
8 deputetë japin dorëheqjen nga mandate për të kandiduar për kryebashkiakë
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nuk do të sjellin ndryshime vetëm në drejtuesit e Bashkive, por do të ndikojnë dhe në rikonfigurimin e Kuvendit, kjo pasi 8 deputet kanë lënë mandatin për të garuar për kryebashkiak. 4 deputet janë në kampin e mjatë e 4 në kampin e djathtë. Në kampin e mazhorancës , largohet si deputet për të garuar në 21 qershor në Fier, Armando Subashi i cili do të zëvendësohët nga Bujar Cela. Ikën Majlinda Bufi dhe zëvendësohet nga Antoneta Dhima. Kandidati i Krujës, Artur Bushi zëvendësohet nga Shkëlqim Troplini, ndërsa Miranda Rira e Lëvizjes Socialiste për integrim do të zevendësohet nga Edilira Cerkezi. Zgjedhjet vendore të 21 qershorit do të sjellin një konfigurim të ri dhe brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike. Ardian Turku është dorëhequr si deputet për të garuar në Elbasan, duke i lënë rrugën e hapur Arbiola Halimit për në parlament. Besnik Duasha, do të kandidojë në Tropojë ndërkohë që mandatin e tij e merr Mimoza Hajdarmataj. Irma Kopliku do të jetë deputetja e re e qarkut Shkodrës e cila merr mandatin e Voltana Ademit, ndërkohë pas dorëheqjes së Halim Kosovës, për të garuar për Bashkinë e Tiranës në parlament vjen Asllan Dogjani. Nga tetë deputetët e rinj që hyjnë në Kuvend, pesë prej tyre jane femra. Në total numri i femrave në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 31, duke çuar në 22 përqind prezencën femërore në parlament.
Bashkitë e reja dhe përbërjet e tyre
Malësi e Madhe (Kelmend, Kastrat, Qendër Koplik, Shkrel, Gruemirë) 
Shkodër (Shalë, Pult, Shosh, Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë) 3. Has (Golaj, Krumë, Fajzë, Gjinaj)
Tropojë (Tropojë, Margegaj, Bujan, Bajram Curri, Llugaj, Lekbibaj, Fierzë, Bytyç) 
Fushë- Arrëz (Fushë-Arrëz, Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali) 
Vau i Dejës (Vau i Dejës, Shllak, Temal, Vig-Mnelë, Hajmel, Bushat) 
Pukë (Pukë, Qelëz, Rrape, Qerret, Gjegjan) 
Kukës (Kukës, Malzi, Kolsh, Tërthore, Zapod, Shtiqën, Surroj, Bicaj, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis)
Lezhë (Lezhë, Dajç, Balldre, Blinisht, Ungrej, Kallmet, Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Shënkoll) 11. Mirditë (Fan, Kaçinar, Orosh, Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë)
Dibër (Lurë, Zall-Reç, Zall-Dardhë, Kalaja e Dodës, Sllovë, Fushë Çidhën, Kastriot, Muhurr, Peshkopi, Tomin, Melan, Luzni, Selishtë, Maqellarë) 
Mat (Burrel, Derjan, Macukull, Rukaj, Ulëz, Baz, Lis, Komsi) 
Kurbin (Laç, Milot, Fushë-Kuqe, Mamurras) 15. Krujë (Krujë, Fushë-Krujë, Kodër Thumanë, Cudhi, Bubq, Nikël) 
Klos (Klos, Gurrë, Suç, Xibër) 
Bulqizë (Bulqizë, Shupenzë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Gjoricë, Martanesh, Ostren, Trebisht) 
Durrës (Durrës, Ishëm, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull) 
Shijak (Shijak, Manëz, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj) 
Vorë (Vorë, Prezë, Bërxullë) 
Kamëz (Kamëz, Paskuqan) 
Tiranë (Tiranë, Zall Bastar, Zall Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq, Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë, Baldushk)
Kavajë (Kavajë, Golem, Helmes, Synej, Luz i Vogël)
Rrogozhinë (Rrogozhinë, Lekaj, Sinaballaj, Kryevidh, Gosë)
Peqin (Peqin, Përparim, Pajovë, Karinë, Gjoçaj, Shezë) 
Elbasan (Elbasan, Labinot Mal, Funar, Gracen, Labinot Fushë, Bradashesh, Shushicë, Papër, Shirgjan, Tregan, Gjergjan, Gjinar, Zavalinë)
Belsh (Belsh, Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan)
Librazhd (Librazhd, Stërblevë, Lunik, Orenjë, Qendër, Hotolisht, Polis)
Prrenjas (Prrenjas, Qukës, Rajcë, Stravaj) 
Lushnjë (Lushnjë, Dushk, Ballagat, Golem, Hysgjokaj, Karbunarë, Fier Shegan, Allkaj, Krutje, Kolonjë, Bubullimë) 31. Divjakë (Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë, Remas) 
Cërrik, (Shalës Cërrik, Gostrimë, Klos, Mollas) 
Fier (Qendër Fier, Libofshë, Topojë, Mbrostar, Dermanas, Portëz, Levan, Frakull, Cakran) 
Kuçovë (Kuçovë, Kozarë, Perondi, Lumas) 
Ura Vajgurore (Ura Vajgurore, Poshnjë, Kutalli, Cukalat) 
Roskovec (Roskovec, Strum, Kuman, Kurjan) 
Patos (Patos, Zharrëz, Ruzhdie) 
Berat (Berat, Otllak, Roshnik, Velabisht, Sinjë) 
Poliçan (Vërtop, Poliçan, Tërpan) 
Gramsh (Gramsh, Poroçan, Sult, Pishaj, Tunjë, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Skënderbegas) 
Pogradec (Pogradec, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Velçan, Buçimas, Çërravë, Dardhas)
Pustec 
Maliq (Maliq, Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtaz, Libonik, Pojan)
Korçë (Qendër Korçë, Voskopojë, Voskop, Lekas, Drenovë, Mollaj, Vithkuq) 
Devoll (Bilisht Qendër, Progër, Bilisht, Hoçisht, Miras) 
Skrapar (Çorovodë Qendër, Zhepë, Gjerbës, Bogovë, Leshnjë, Vëndreshë, Potom, Çepan) 
Mallakastër (Ngraçan, Qendër Ballsh, Aranitas, Greshicë, Selitë, Hekal, Fratar, Kute) 
Memaliaj (Memaliaj, Memaliaj Fshat, Buz, Krahës, Qesarat, Luftinjë) 
Vlorë (Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë, Orikum)
Selenicë (Selenicë, Vllahinë, Armen, Sevaster, Kotë, Brataj) 
Himarë (Himarë, Horë-Vranisht, Lukovë)
Tepelenë (Tepelenë Qendër, Lopës, Kurvelesh) 
Këlcyrë (Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë) 
Përmet (Përmet, Frashër, Qendër, Petran, Çarçovë) 
Kolonjë (Ersekë, Mollas, Çlirim, Qendër Ersekë, Barmash, Leskovik) 
Gjirokastër (Gjirokastër, Picar, Çepo, Lazarat)
Libohovë (Libohovë, Qendër Libohovë, Odrie, Zagorie, Lunxhëri, Antigfonë) 
Dropull (Pogon, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm) 
Delvinë (Delvinë, Vërgo) 
Sarandë (Sarandë, Ksamil) 
Finiq (Livadhja, Mesopotam, Finiq, Dhivër, Aliko) 
Konispol (Konispol, Xarë, Markat)