LSI sulm frontal Ramës: Të ka kapur paniku, zonjat në PS i zëvendësove me vajza korridori!

566
Deputetja e LSI-së, Silva Caka në një deklaratë për mediat sulmon hapur kryeministrin e vendit Edi Rama dhe e akuzon se inskenoi një ngjarje kriminale, pas procedimit penal të deputetit të LSI-së në Berat, Gledion Rehovica dhe drejtorit të Spitalit Rajonal atje, Idlir Frasheri për blerje votash.
Sipas saj, Rama është në panik dhe trillon ngjarje të tilla, por nuk e ndal dot LSI-në të dalë forcë e parë në Berat.

“Është tmerruar nga zgjedhjet e lira, është frikësuar nga zgjedhjet brenda partisë bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte ne zgjedhe. Skenari për blerje votash në Berat është një përpjekje e dështuar, kryepolici i planifikon vetë të gjitha këto. E ka kapur paniku jo vetëm nga mbështetja që gëzojmë në Berat e gjithë Shqipërinë, ka panik edhe nga zbatimi i plotë i vettingut. Le të çmendet kryepolici, ne dalim forcë e parë në Berat”,- tha deputetja.

Deputetja shkoi më tej, kur tha se dobësia e Ramës, janë listat e kandidatëve për deputetë, ku hoqi zotërinj e zonja të vërteta duke i zëvendësuar me “vajzat e korridoreve te rilindjes dhe biznesmenë pazarxhinj”.
Sigal