LSI sfidon PS-PD, Luan Rama: Ne rritemi, ata në panik. I ngushëlloj me vargjet e Migjenit

516
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se falë punës së bërë LSI-ja ka rritje disa herë të atyre që do ta votojnë në zgjedhejt e 25 qershorit, krahasuar me gjithë rezultatet e mëparshme.

Ai thotë se LSI-ja do të jetë forcë e parë në këto zgjedhje. “Kemi rritje me disa herë të mbështetësve që do votojnë LSI-së”,- tha ai.

Duke iu referuar forcave të tjera si Partia Socialiste me të cilën janë edhe në koalicion, Rama tha se i ka kapur paniku nga rritja e LSI-së dhe i ngushëlloi me vargjet e Migjenit.

“Të tjerët janë në panik, të çoroditur, të përçarë e demoralizuar për shkak të listave skandaloze që kanë. Ata shohin rritjen e LSI dhe nuk menaxhojnë dot panikun e tyre. Unë i ngushëlloj me vargjet e Migjenit”- tha ai, duke i përmendur ato: “Rrugës për në theqafje këtej pari i ranë”.
Sigal