LSI, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho: Iniciativë e kryeministrit Rama

546
Sot paradite Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani. Kryetari I LSI, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryesinë Ekzekutive të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të informuar lidhur me iniciativën e Kryeministrit Rama. Në takim u konkludua që Lëvizja Socialiste për Integrim të propozojë, z. Petrit Vasili si Ministër i Drejtësisë, bazuar edhe në rolin e tij si Anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisjes. Kryesia Ekzekutive vendosi gjithashtu që të propozojë z. Luan Rama si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sigal