LSI regjistrohet në KQZ për 18 qershorin por nuk do marrë pjesë në zgjedhjet për Kavajën

456
Lëvizja Socialiste për Integrim është regjistruar sot nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, por bën të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, ashtu si në rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Dibër apo Ersekë ku nuk garoi me kandidat të saj.
Burime të besuara pranë LSI bëjn me dije se në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, forca politike LSI nuk do regjistrohet në KQZ.

Vendimi u mos pas një takimi të Kryesisë së kësaj force politike. Kryetari i Grupit të LSI-së, Luan Rama ka deklaruar fill pas mbledhjes së drejtuar nga kryetari Ilir Meta arsyet e mos marrjes pjesë në zgjedhjet vendore të Kavajës.

“Kjo forcë politike nuk do të bëhet pjesë e asnjë farse zgjedhore, përfshi këtu Kavajën”,- ka arsyetuar ai.
Sigal