LSI: Qeveria të reflektojë për vendimin

550
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, ka reaguar pas vendimit të deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët votuan për pakësimin e stafit dhe fondeve për organet që do të bëjnë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një deklaratë për mediet, Naço ka deklaruar se ngritja e organeve të reja në kuadër të reformës në drejtësi kërkon kushte dhe garanci, ndërsa ka akuzuar mazhorancën socialiste se po kërkon të vërë nën kontroll drejtësinë. “Qëndrimi i LSI-së është kundër vullnetit të qeverisë, që kërkon të ketë ndikimin e saj në këto institucione të pavarura”, ka thënë Naço. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që para se ta kalojë ligjin për votim në Kuvend të reflektojë, “për të dhënë sistemin e drejtësisë që kërkojnë të gjithë”. “Sistemi i drejtësisë nuk është i asnjë partie, por i popullit shqiptar”, ka shtuar Naço, ish-ministër i Drejtësisë, duke kërkuar ndryshimin e qëndrimit të Kuvendit gjatë votimit.
Sigal