LSI: PD të gjejë zgjidhje në BE, jemi pro referendumit

496
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel opozitës që të miratojë reformën në drejtësi sa më parë për të mos humbur më kohë. Nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili, ka deklaruar se pika 88 e kërkuar me forcë nga Partia Demokratike, nuk mund të mbajë më peng procesin.
“Kriza absurde e rekomandimit 88, nuk mund të mbajë peng procesin e reformës në drejtësi. Është bërë një punë e madhe deri tani, por ne shprehim pakënaqësinë tonë për mosrealizimin e reformës që dy muaj më parë, ku në tryezat e komisionit ekzistonte rekomandimi i Venecias, – tha Vasili. – Nëse kjo arrihet edhe pa mbështetjen e opozitës, ekziston dilemë e madhe, pasi lindin pikëpyetje mbi ligjshmërinë e zbatimit të procesit. Opozita është përbetuar politikisht se do ta votojë reformën, pasi ajo ka pranuar të gjithë dyshimin e thellë e aktual të kapjes së drejtësisë. Ajo do garanci për moskapjen e sistemit dhe kjo është një kërkesë e ligjshme për rekomandimin e 88 të Komisionit të Venecias. Opozita po rrezikon një reformë të shumë kërkuar nga hqiptarët”.
Sipas Vasilit, “opozita duhet t’i kërkojë BE të shprehet lidhur me pretendimet e tyre dhe të kërkojë e gjejë një zgjidhje të pranueshme që e pengon konsensusin. Nëse BE e PD nuk dakordësohen për këtë çështje për të gjithë spektrin politik, LSI është e gatshme edhe për mbajtjen e një referendumi për reformën, si një instrument normal kushtetues për të ecur para për miratimin e reformës”. Më pas Vasili ka sulmuar ish-ambasadorin e SHBA-ve, Rajerson, i cili më herët ka kritikuar qëndrimin e Partisë Demokratike për mos miratimin e reformës në drejtësi.
“Rajerson është i fundit që duhet të japë këshilla mbi këtë çështje, – tha Vasili. – Deklaratat e tij janë të pacipa. Lidhja tij me politikën shqiptarë ka qenë ogurzezë, sepse ka qenë ai që burgosi opozitën shqiptare në vitin 1992”.
Sigal