LSI, paraqet dhe depoziton në komision amendimet për reformën zgjedhore

80

Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Grupi parlamentar i LSI-së propozon këto ndërhyrje: Të forcohet ndëshkimi për cilindo që blen dhe shet votën.

Ja 7 propozimet e LSI

Blerja e votës

Blerja e votës me çfarëdo forme (me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhënia e parave për mos votim, duke i marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet Krim dhe jo Kundërvajtje Penale, si deri më sot. Ndërsa shitja e votës apo e kartës së identitetit të mbetet Kundërvajtje Penale.

Ndëshkimi për fotografimin e votës

Fotografimi i votës nga ana e votuesit (votës së tij ose të të afërmve) duhet të shpallet Kundërvajtje Penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografimi i votës bëhet nga komisionerët duhet të jetë e dënueshme me burgim.

Transparenca financiare e partive politike në zgjedhje.

Mosdeklarimi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Mos-deklarimi i shpenzimeve të kryera pas çdo aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktivitetit si dhe burimin e parave, që mbulojnë atë aktivitetet, duhet të dënohet me gjobë deri më çregjistrim të partisë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Çregjistrimi merret si masë në rastet të përsëritura

Transferimi i votuesve. (Lista e zgjedhësve)

Neni 46 pika 1 fjalia e parë duhet të riformulohet si më poshtë: Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendrore votimi dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare apo vendore) kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre votimit.

Të përshpejtohet nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve duke shtuar grupet e numërimit.

Kodi ka parashikuar 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit kondicionin shtimin e numrit të ZAZ, pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri në nxjerrjen e rezultatit. Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit Zgjedhor, i cili ka parashikuar ndarjen e territorit në 90 ZAZ. Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes përafërsisht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ, të cilave do t’i korrespondohet nga një VNV.

Heqja e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore.

Shfuqizim i pjesës së 10-të të Kodit Zgjedhor e cila parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve. Kjo kërkon mendimin e disa

Konkurrimi i partive me lista shumë-emërore të hapura.

Në nenin 163 paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas rezultateve të votimit, duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota. Pika 6 e nenit 163 duhet të shfuqizohet (parashikon të drejtën e kryetarit të parë për të qenë në më shumë se një listë votimi).

Këto ndryshime diktojnë amendamentin dhe të dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administrimin dhe nxjerrjen e subjektin politik ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo subjekt.