LSI, Pa vetingun vendi në dorë të bandave kriminale

163
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, kreu i këtij grupi Petrit Vasili u shpreh se procesi i vetingut i është kapur nga mazhoranca. Duke u ndalur tek deklarata e ambasadorit Lu, Vasili shtoi se nuk është koha për të heshtur dhe nëse vetingu nuk ndodh atëherë Shqipëria do të jetë në dorën e bandave. “Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Dhe ndamë të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit Amerikan lidhur me këtë çështje e cila po komprometon jo vetëm imazhin, jo vetëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe të rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari.