LSI organizoi një takim me gratë e vajzat e Kuçovës, prezantohen kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun Berat

563
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, kandidatët për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço, Gledion Rehovica, Llambriola Misto, Silva Caka, simpatizant të LSI-së, qytetarë, etj.
Llambriola Misto: LSI është e vetmja forcë politike që ka një program konkret për integrimin dhe fuqizimin e rolit të gruas
Llambriola Misto: Ne duhet t’i japim fund destabilitetit, sepse ka ardhur koha që LSI të drejtojë vendin

Silva Caka: LSI ka një panë të për zhvillimin e vendit dhe arsimin e të rinvje
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me gratë dhe vajzat e Kuçovës, ku u prezantuan kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit.
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, kandidatja për deputete e LSI-së, Llambriola Misto, si përfaqësuese e qytetit të Kuçovës theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike që ka një program konkret ndaj meriton që të jetë forcë e parë politike. 
“LSI është e vetmja forcë politike që ka një program konkret për integrimin dhe fuqizimin e rolit të gruas. LSI do të jetë forcë e parë në Kuçovë, Berat dhe të gjithë Shqipërinë. Ju do të votoni LSI më 25 qershor që t’i jepni një mundësi vetes suaj për më shumë punësim. Ne duhet t’i japim fund destabilitetit, sepse ka ardhur koha që LSI të drejtojë vendin. Të gjithë ju votën tuaj duhet ta ktheni në një shans për veten tuaj dhe ju siguroj që LSI do të jetë një shans për ju, për familjet tuaja, një shans për të gjithë Shqipërinë”,- u shpreh znj. Misto.
Kandidatja tjetër e LSI-së, Silva Caka u shpreh se LSI ka një plan të jashtëzakonshëm për katër vitet e ardhshme ku përfshihet punësimit dhe arsimimi. 

“LSI ka një plan të jashtëzakonshëm qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku së pari përfshihet punësimi. LSI ka një plan të jashtëzakonshëm për arsimin e fëmijëve tanë, të mos ndjehen aspak inferior karshi bashkëmoshatarëve të tyre në gjithë Evropën”, – u shpreh kandidatja e LSI-së Silva Caka.
Sigal