LSI: Nuk marrim në mbrojtje asnjë person të lidhur me krimin

471
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u pyet edhe në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit. Vasili tha se ai është konsideruar si “Eskobar’ nga partnerët tanë ndërkombëtar. Sipas tij, LSI konkretisht kreu i kuvendit dhe i LSI, zoti Meta, i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një problem që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Kam dëgjuar komente të çuditshme.
Ky personazh ishte pagëzuar si Eskobar jo nga ne, por nga partnerët ndërkombëtarë. Në Kolumbi ka qenë rrezik kombëtar i këtij vendimi përdorimi i këtij emri. Zoti Meta ka kërkuar të sqarohen të gjitha rrethanat, pa paragjykuar askënd. Në fund të analizës dalin edhe përfundimet. Mos kapja e tij rëndon marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtarë. Gjërave nuk mund t’u ikim. Ministri i Brendshëm është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Në momentin që kur ulet në karrigen e ministrit, duhet t’i shërbejë ligjit. Ministri nuk i shërben partisë, por publikut të gjerë atij që e ka votuar apo jo.
Sigal