LSI, Nënkryetari Luan Rama: Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë

415
Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama mori pjesë në konferencën “Pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë” e organizuar në Tiranë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tryezë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike në vend, z. Luan Rama u shpreh, se shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët dhe se e keqja më e madhe për një vend vjen kur korruptohet shoqëria civile. Nënkryetari i LSI-së theksoi se, qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë dhe se listat e hapura janë një mundësi që qytetaret të zgjedhin drejtpërdrejtë. Sipas nënkryetarit të LSI, Z. Luan Rama, “Shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët. E keqja më e madhe për një vend është kur korruptohet shoqëria civile. Demokracia e deleguar ka rezultuar edhe demokraci e deformuar. Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë. Listat e hapura janë një mundësi që qytetaret të zgjedhin drejtpërdrejtë”,-deklaroi z. Luan Rama ndër të tjera gjatë konferencës.
Sigal