LSI, në Konventën Zgjedhore të Tiranës, 2301 delegatë do të votojë për kryetarin dhe 179 anëtarë të Komitetit Drejtues

459
Lëvizja Socialiste për Integrim, do të mbajë Konventën Zgjedhore të Tiranës, ku do të zgjedhë anëtarët dhe kryetarin e ri të saj. Burime pranë kësaj partie, bëjnë me dije se kandidaturat e mundshme për të pasuar Shezai Rrokajn janë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, zëvendësja e saj Erisa Xhixho ose Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Rrokaj tashmë është deleguar në Vlorë si mundësi për të kryesuar listën e deputetëve atje, teksa kryetari i ri i partisë së Tiranës do të jetë në listën fituese të deputetëve të ardhshëm. Në prag të kësaj konvente, deputeti i LSI, zoti Ylli Shehu, thotë se kjo konventë është një shans për të gjithë në kuptimin e shpalosjes së vizionit të LSI-së për qeverisjen. Konventa i nis punimet sot në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve, ku anëtarësia e kësaj partie, do të tregoj energjinë dhe vullnetin për ta përmirësuar Shqipërinë, për të treguar vizionin tonë qeverisës për një Shqipëri pozitive, shprehen burime të LSI. Në këtë konventë të Tiranës, do të marrin pjesë 2301 delegatë. Për Komitetin Drejtues të LSI, janë 256 persona që do të konkurrojnë mes tyre, nga të cilët do të +zgjidhen 179 anëtarë. Votimi do jetë elektronik. në konventë, do të zgjidhet edhe Kryetari LSI për Tiranën. Delegatët në konventë, vijnë si përfaqësues të çdo organist, të zgjedhur prej tyre.
Sigal