LSI: Mungon mbështetja për bujqësinë

559
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar një buxhet më të madh për sektorin e bujqësisë. Gjatë një takimi me ekspertët, LSI bëri të ditur se nuk mund të votohet një pr/buxhet i tillë, i cili përveç faktit se është në vlera të ulëta, është i përqendruar në drejtime të gabuara. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh se sot prodhimet shqiptare nuk mund të konkurrojnë me asnjë vend, për shkak se buxheti që është parashikuar për bujqësinë është shumë më i ulët sesa edhe ai i vendeve fqinje.“Si mund të konkurrojmë ne me Maqedoninë si vend fqinj, kur importet po na mbysin”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se LSI nuk do t’i qëndrojë larg bujqësisë, pasi edhe përkrahjen më të madhe ne e kemi pasur nga kjo pjesë e ekonomisë shqiptare. LSI propozon rritjen e buxhetit për bujqësinë me 2.4 %, ndërsa akuzoi shtetin se nuk ka parashikuar asnjë mbështetje për fermerët. Në tryezë u evidentua se ky sektor kontribuon në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto me 2 miliardë euro dhe merr vetëm 0.8 %.
Sigal