LSI: Mbi 30 mijë simpatizantë janë nisur drejt Tiranës, lum njerëzish në protestë

474
Nga Lëvizja Socialiste për Integrim flitet për lum njerëzish që do të derdhen sot në shesh për të protestuar kundër qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Brahimllari ka pasur një bisedë me gazetaren Elda Menga ku ka deklaruar se do të jenë mbi 30 mijë simpatizantë të kësaj force në protestë.
“Ne jemi në rakordimet e fundit, do ketë edhe një rakodim më vonë me PD-në për të bërë totalin. Vetëm qytetarë të LSI-së do jenë mbi 30 mijë”, tha Brahimllari.
Ai tha se ka një përgjigje të paparë në të gjithë vendit. “Ajo që është pozitive t’ju them është një përgjigje e paparë anë e mbarë vendit. Qytetarë të shumtë janë nisur nga e gjithë Shqipëria. Nga Korça 1500, 2500 nga Elbasani, 15 mijë nga Tiranë, 30 mijë nga Durrësi, 2500 nga Berati. Kjo përgjigje masive tregon edhe njëherë atë që duan të thonë qytetarët. Do jetë më masivja, do ketë lum njerëzisht në shesh.
Lidhur me incidente të mundshme, Brahimllari tha se është dhënë porosi që të gjithë strukturat të monitorohen ashtu si edhe njerëzit në autobusë. “Çdo përfaqësues i joni ka nën monitorim një grup njerëzish që protesta të jetë paqësore. Të gjithë strukturat e LSI-së tani më janë nisur drejt këtij sheshi dhe ju do shihni lum njerëzish në protestë kundër kësaj qeveri që po i nxin jetën qytetarëve”, deklaroi Brahimllari.
Sigal