LSI mban Konventën zgjedhore në Gjirokastër

451
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot Konventën Zgjedhore të LSI, në qytetin e Gjirokastrës. Deputeti Vangjel Tavo ka dekaruar se LSI është e ardhmja dhe shpresa e shqiptarëve. Sipas tij, në qendër të politikës së LSI është qytetar i thjeshtë.
“LSI është e ardhmja dhe shpresa e shqiptarëve. Në qendër të politikës sonë është qytetari i thjeshtë. Programi i LSI është mirëqenia e qytetarëve. LSI, parti me vlera evropiane. Në zgjedhjet e ardhshme, LSI do të marrë shumë më shumë vota se në 2013. Ne drejtojmë duke shërbyer dhe ecim krah për krah me qytetarët. Ilir Meta është politikani më i suksesshëm i politikës shqiptare”, ka deklaruar Tavo.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm, i LSI, Luan Rama ka deklaruar se LSI është e vendosur për të çuar përpara reformat në vend, në rrugën e pakthyeshme të integritetit evropian. Ai është shprehur tepër qartë, teksa ka folur për reformën në drejtësi, duke thënë që ajo do të miratohet patjetër.
Duke përcjelle mesazhin e kreut te LSI, Ilir Meta në këtë Konvente, Rama tha se, ““LSI në proces ristrukturimi dhe riformatimi. Mbledhja e parë e konventës në Gjirokastër nuk është e rastit. Të ndiqet shembulli i LSI në Gjirokastër. Ky qytet demonstron më shumë se kushdo tjetër vlera të pakontestuara. Rritja e LSI në Gjirokastër është shembullore”.
Por, tha Rama, “rezultati na detyron të punojmë me më shumë vëmendje dhe me më shumë përkushtim ndaj qytetarëve. Jemi përballë sfidash të mëdha, LSI ka lindur si sfidë, është rritur si sfidë dhe do vazhdojë si sfidë. Reforma në drejtësi nuk është çështje dëshirash, por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe do të bëhet për të garantuar standarde dhe shërbim evropian në këtë vend, si dhe ndëshkim evropian për të gjithë ata që shkelin ligjin”.
“LSI është e vendosur të kontribuojë maksimalisht për të miratuar reformën. Të dëshmojë se ne dimë të bëjmë zgjidhjet më të mira në interes të Shqipërisë. Reformat e mëdha, kanë nevojë për liderë të mëdhenj. LSI do ta çojë Shqipërinë në rrugën e pakthyeshme të intergitetit evropian. Reformat do të miratohen me sukses”, tha Luan Rama.
Sigal