LSI, Kryemadhi me gazetarët: Rama po e rrëmben Prokurorin e Përgjithshëm, nuk po e zgjedh

594
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e partisë. Takimi me median vjen pas përfundimit të vizitës së Kryemadhit në SHBA.
Gjithashtu ky takim i kryetares së LSI-së me gazetarët vjen edhe në momentin kur po diskutohet për kryeprokurorin e ri, që mazhoranca kërkon ta zgjedhë në mënyrë antikushtetuese.
Znj.Kryemadhi. kanë nisur procedurat për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. A ndani të njëjtin qëndrim me z. Luan Rama që ka sulmuar ambasadorët e huaj.
Ambasadorët e huaj janë të detyruar të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare por edhe me opozitën. Unë jam e bindur se asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës apo ligjit shqiptar. Interpretime mund të bëjë çdo kush, por ndonjëherë fobitë që ne kemi si klasë politike i kalojmë tek ambasadorët. Jemi ne që i involvojmë ata në problemet tona.
Z.Kryemadhi, a mendoni se Llalla duhet të qëndrojë në mandat 7-vjecar dhe a do të shkojë LSI në komisionin e ligjeve?
Komisioni i ligjeve është i jashtëligjshëm sot dhe nuk e di me ca tagri e bën seancën dyshimore me kandidatët. Ai ka detyrë të bëjë ligjet ndërsa dëgjesat me kandidatët janë të shkruara në Kushtetutës, që dëgjesat i bën KLP. Pse nuk është ngritur KLP? Kjo është pyetje tjetër dhe kush është fajtori që nuk ngrihet? Duhet të ishte ngritur që në muajin prill, jo për fakt ë opozitës por të një shoqërie civile që ne e kemi vendosur në Kushtetutë. Tani që gjithë klasa politike është gati për reformën në drejtësi, shoqëri civile që ka qenë një nga hartuesi kryesor të reformës në drejtësi, ka shkruar, përkthyer debatuar dhe nuk jep të kandidatin e fundit.
Problemi nuk është tek zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm por e rrëmbimit të prokurorit të përgjithshëm që ngre dyshim e shumë të mëdha për mosfunksionimin e reformës.
Zgjedhja e prokurorit të përkohshëm sipas mënyrës si ka zgjedhur PS, me komision ligjesh, sa duhet të rrijë ku? Sa kohë që shoqëria civile nuk ka zgjedhur një kandidat, ky mund të rrijë edhe dhjetë vjet dhe nuk do të krijohet as SPAKU as institucionet e tjera.
Pra, krijohet një prokuror që thotë që dosjen e Tahiri do ta mbyll dhe dhjetëra dosje të tjera që flenë në prokurori.
ne ejmi shumë të gatshëm dhe të hapur për filluar diskutimin, për të ndryshuar ligjin për prokuroin, le ta përjashtojmë, at përjashtojmë shoqëirnë civile. kur të jetë gati shoqëria civile ta fusim në ksuhetëtë dhe ty mos rrimë ta presim, shoqërinë q kontrollohet totalisht nag kryeministri, qoftë financiarisht.
Bota akademike i ka nxjerrë kandidatët e saj. Pra, pse të mos ecim përpara .
Ne jemi të gatshëm të bëjmë nj rishikim të Kushtetës dhe të ecim përpara.
Znj.Kryemadhi, ka pasur dje një deklaratë nga shoqëria civile se kishin kandidat, por jo em kriterin 15 vjet përvojë 
Më falni, po Kushtetetutën nuk e hartuam ne, po shoqëria civile. Ky është një mashtrim që i bëhet opinionit publik, një justifikim që i bëhet se njeriu që urren me shuam nga të gjithë drejtësinë, është Edi Rama dhe dihet se ky segment i shoqërisë kontrollohet direkt nga Rama. Ne nuk mund të presim 15 vjet që shoqëria civile të prodhojë një kandidat. Të ngelet peng një shoqëri.
Kemi katër vjet që u themi shqiptarëve luftë kundër korrupsionit. Atëherë le të ngremë institucionet.
Sigal