LSI kërkon dorëheqjen e Lelit, i dha PS sheshin për dy muaj

451
LSI kërkon dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Vlorë pasi ai ka dhënë për dy muaj përdorim sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për Partinë Socialiste. 

“I drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen sepse ka shkelur ligjin duke njohur çeljen e fushatës përpara afatit ligjor. Pra kryetari i bashkisë ka shpërdoruar detyrën duke shkelur ligjin”

Ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur, bashkia e Vlorës kishte dhënë leje PS për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor.

” Në përgjigje të kërkesës së drejtuar zyrtarisht nga dega e LSI-së në Vlorë Kryetari i Bashkisë jep përgjigjen më qesharake dhe absurde dhe të rrezikshme për funksionimin e procesit zgjedhor. Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale” thuhet në deklaraten e keshilltareve te LSI

Këshilltarët i drejtohen Kryeministrit të Shqipërisë z. Rama dhe Zv. kryeministres znj. Mandija “të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë të një kryebashkiaku që merr peng sheshin dhe të marrin masat.

Duke e quajtur të patolerueshme këshilltarët deklarojnë se tubimi “do të mbahet në vendin ku është kërkesa dhe është e patolerueshme që ky shesh të vihet në dispozicion të një subjekti për 2 muaj, përfshirë edhe muajin e fushatës. Ndaj ne e denoncojmë këtë akt të turpshëm.

Këshilltaret e LSI-se ne bashkine e Vlorës janë: Artimida Luçaj Kreshnik Ziaj Luçiana Koprencka Bashkim Bega Gjolek Bushi Baki Jazaj
Sigal