LSI i përgjigjet Ramës për hipotekat: 3 mijë qytetarët e Vorës të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës

425
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se LSI-ja po mban peng hipotekat.
Akuzat e artikuluara sot nga Vora kanë marrë përgjigjen e Luan Ramës i cili ka bërë një premtim të hapur për banorët e Vorës.
“Hipotekat i kanë njerëzit e Rilindjes të emëruara nga ai. Por meqë është kështu, unë i ftoj të 3 mijë familjet e Bashkisë së Vorës të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës, të marrin dokumentet e pronësisë meqë pjesën e tepsisë e ka zotërua në fjalë. Regjistruesi të bëjë gati 3 mijë certifikatat e pronësisë për të dëshmuar të vërtetën se kush i mban ato peng”,- tha Rama.
Ai e konsideroi kryeministrin Rama një ‘klloun mashtrimi’ që do të ndëshkohet me votë më 25 qershor.
Rama: Kryetari i Rilindjes u shfaq prapë sot në Vorë njësoj si personazhet e Konicës tek Katër Përralla nga Zululandi, jam i detyruar të nënvizoj përpara jush se ku qëndron gënjeshtra dhe spekulimi i kryetarit të Rilindjes.
Me shumë hipokrizi dhe në mashtrim të plotë, kryetari i Rilindjes tha sot se në gjithë Bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë tapitë, duke thënë se është çështje e tepsisë.
Më lejoni të bëj të ditur me faktin që Hipotekën në Qarkun e Tiranës, Hipotekën në Durrës, Vlorë, Elbasan dhe 80 përqind e kanë njerëzit e emëruar prej tij. Unë i ftoj të tre mijë familjet e Vorës që të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani zotëria në fjalë ka gjithë pjesën e tepsisë.
Ai tha një vërtetë që ne e dinim. Tha se e paska ndihmuar Fiqon të bëhej kryetar i bashkisë dhe tani i kërkon ta kthejë reston. Natyrisht, kjo vetëm sa e zgjeron hartën e pazarit të Pogradecit, atë që ndodhi në Bashkinë e Lezhës, Kukësit dhe Mallakastrës që u humbën vetëm nga pabesia e pazareve të Rilindjes. Natyrisht, me hipokrizi ai ka marrë pjesë në disa veprimtari elektorale në Bashkinë e Vorës.
Për të sjellë një argument më shumë të hipokrizisë dhe mashtrimit të kryetari gjunjë-këputur, tha se gjatë bashkëqeverisjes 4 vjeçare LSI ka ndihmuar vetëm me vota. Të gjitha të mirat e tjera këtij populli ia paska bërë Rilindjen. Më lejoni t’ju kujtoj reformën në drejtësi. Po. Ka të drejtë. Ne nuk e lejuam që reformën ta bënte siç e kishte konceptuar ai. Ne nuk e lejuam që drejtësia të bëhej aneks i Rilindjes. Ka qenë rezistenca dhe kontributi i LSI që reforma në drejtësi u konkretizua me votimin konsensual vetëm falë këmbënguljes së LSI-së.
25 qershori është dita kur qytetarët do të ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit.
Sigal