LSI i përgjigjet Ramës dhe Bashës/ Rama: Ja kush është e keqja e këtij vendi

568
Lëvizja Socialiste për Integrim, ju është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për sulmet e tyre ndaj Ministrisë së Bujqësisë.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, deklaroi gjatë një konference për mediat se mungesa e subvencioneve nuk vjen për shkak të Ministrisë së drejtuar nga LSI, por për faj të mungesës së programit qeverisës.

Ndërkohë që ka theksuar se as PS dhe as PD nuk e trembin LSI-në. Ndërsa ka theksuar se shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është e keqja e vendit, duke drejtuar edhe njëherë gishtin nga Rama.

Ashtu siç bënë në mënyrë të koordinuar ai mbrëmë dhe ky sot duke sulmuar Ministrinë e Bujqësisë si përgjegjëse për dështimin e skemës së subvencioneve. Ne e kemi thënë që dimë të shohim me shumë realizëm dhe përgjegjësi edhe ku janë defektet tona, por më lejoni të nënvizoj që edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka sadopak përgjegjësi për punën, e dinë shumë mirë që politikat bujqësore nuk janë politika të një ministrie por politika shtetërore.

Dua të nënvizoj që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeveris shqiptare që subcvendcioni për bujqësinë është vetëm 13 milionë euro, në Kosovë 64 milionë euro, në Maqedoni 170 milionë euro.

Le të përpiqet sa të dojë Basha të vërë gishtin mbi ministrinë e Bujqësisë, por thjeshtë ai tregon se sa shërbëtor është,sepse një kryetar i një partie opozitare duhet ta vinte gishtin mbi qeverinë.

Megjithatë kryetari i rilindjes Edi dhe zëvendësi i tij Luli nuk e trembin LSI-në dhe qytetarët, të cilët do t’ia japin përgjigjën në 25 qershor. Ne jepi të hapur për debat dhe me rilindësit dhe me demokrato-rilindasit. Kryetarin e rilindjes e ka zënë frika e metastazave të kancerit. I kujtoj se metastaza luftohet duke goditur kokën. Shqiptarë e dinë se kush është koka e teastazës në qeverisje dhe në politikën shqiptare”, u shpreh Luan Rama.
Sigal