LSI i përgjigjet ambasadës së SHBA: Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias bëhet…

548
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku kjo e fundit ishte kundër propozimit të partive opozitare për ndryshimin e Kushtetutës sa i përket ligjit për Prokurorin.
Kështu, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se Komisioni i Venecias ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e kryeprokurorit.
MESAZHI I VASILIT

Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.
Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues, shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.
Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.
Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.
Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:
Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.
Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.
Sigal