LSI: Fund shantazheve politike akuzat e Doshit për interesa bajate

447
Sigal


TIRANE
 – Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani në një deklaratë për mediat ka dënuar ato që ai i quajti shantazhe politike, referuar akuzave të deputetit Tom Doshi, duke i cilësuar si të papranueshme.
 
Në fjalën e tij Manjani tha se akuzat e Doshit kanë ardhur si rezultat i interesave fare bajate të tij, duke nënvizuar se mazhoranca është e distancuar nga këto shantazhe politike dhe se koha e tyre u ka ardhur fundi.

Manjani vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga ana e ambasadës së SHBA dhe BE e cila shprehej se Doshi “pretendohet i përfshirë në veprimtari kriminale”.
 
“Shprehim qëndrimin tonë se shantazhi si mënyrë për të bërë politikë është një mënyrë e papranueshme. Nuk bëjmë analizë të shantazhuesve, që kompromentojnë parimet demokratike, me interesa fare bajate, por jemi këtu për të siguruar opinionin publik, që politika e shantazhit është e papranueshme, dhe më vjen mirë që kjo u konstatua nga shumica e fushës politike. Të realizojmë në bashkëpunim me PS, një projekt që i gjithë opinioni publik e ka kërkuar, pavarësisht ulje e ngritjeve por asgjë nuk është institucionale, për të realizuar projektet politike për të cilat ne jemi votuar.  Jam këtu sot për të mbështetur të gjithë qëndrimin e qartë dhe si asnjëherë më parë, të ambasadës së SHBA dhe të BE për t’u ndarë nga krimi dhe nga presioni politik.  Në vend që të jemi në anën e anti-krimit, sot lajmi ka histori thashetheme, dhe projekti i së majtës së bashkuar është tmerri i të tjerëve. Ne jemi këtu për të siguruar se si koha e përçarjes dhe e përçartjes ka marrë fund bashkë me të përçarturit në kushtet e paranojës dhe sëmundjes psikike që ne si LSI kemi marrë vendimin për të mos u marrë me këto sinuara paranojave.” theksoi në fjalën e tij Manjani