LSI forcë e tretë sipas sondazheve, Luan Rama: Janë të manipuluara dhe klienteliste

497
Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ritheksoi se LSI do të jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me sondazhin e IPR Marketing, që e nxirrte LSI-në të tretën, pas PS-së dhe PD-së, me 12%, Rama tha se nuk i referohet sondazheve klienteliste e të manipuluara.

“Nuk i referohem sondazheve klienteliste, të manipuluara dhe të pavërtetë. Për vlerën reale të mbështetejs do jemi këtu gjatë gjithë ditëve të fushatës, me 26 qershor në mëngjes, do shohim LSI-në forcë e parë, dhe forcë qeverisëse kryesore,” tha nënkryetari i LSI-së.

Luan Rama gjithashtu ironizoi Saimir Tahirin, i cili tha se do të jetë qeverisje me një timon, duke u shprehur se “do kemi model qeverisjeje krejt ndryshe, ndryshe nga ata që kanë pasur si prioritet kryetarët me timonin, dhe jo qytetarët me hallet e tyre”.
Sigal