LSI doli forcë e tretë, reagon Kryemadhi: Ndaj nesh pati një strategji terrori dhe kërcënimesh

61
Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës. Ajo shprehet se të gjithë votuesit e LSI-së janë heronj, pasi sipas saj ata kanë përballuar me vendosmëri dhe qytetari të gjithë strategjinë e terrorit të ngritur ndaj tyre. 
“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.
Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund!”, shkruan Kryemadhi. 
Rreth paradites së sotme në lidhje me rezultatin e LSI-së reagoi edhe kreu i kësaj force Petrit Vasili i cili u shpreh se Policia dhe terrori nuk mundën të ndryshonin vendimin e qytetarëve që mbështetën LSI-në.