LSI denoncon emërimet: Qeveria mashtron

565
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë dje një denoncim publik, ndërsa nuk ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ka publikuar disa foto, ndërsa shkruan se Ledio Gjyla, drejtor i Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, ishte liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. “Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes. Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!’, shprehet Braimllari.
Sigal