LSI del në terren, Kryemadhi takim me qytetarët në Tiranë

468
Sigal

Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetës. Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë ku kishte një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve.

Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit. Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.