LSI Berat, Aurela Agalliu: Bashkë do i japim “Rilindjes” ndëshkimin e merituar. Fëmijët meritojnë një jetë cilësore dhe do ta bëjmë këtë për ata

438
Sigal

Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Beratit, Aurela Agalliu ka vizituar banorët të qytetit së Kuçovës, nga ku thotë se varfëria është ekstreme në shumicën e familjeve në këtë qytet.

“Qytetarët ndihen të pa ndihmuar dhe të lënë në harresë. Jetojnë në kushte të mjerrueshme dhe askush nuk do t’ja dijë për ta. Paguajnë taksa edhe pse të pa punë, trokasin në dyert e bashkisë për një vënd pune por u mbyllen dyert. Kjo është e vërteta e hidhur e të gjithë atyre qe qeveria i shikon vetem një herë në katër vite, atëherë kur ju duhet vota.”,- shprehet më tej Agalliu në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Aurela Agalliut:

Varfëria është ekstreme në shumicën e familjeve në qytetin e Kucovës. Qytetarët ndihen të pa ndihmuar dhe të lënë në harresë. Jetojnë në kushte të mjerrueshme dhe askush nuk do t’ja dijë për ta. Paguajnë taksa edhe pse të pa punë, trokasin në dyert e bashkisë për një vënd pune por u mbyllen dyert. Kjo është e vërteta e hidhur e të gjithë atyre qe qeveria i shikon vetem një herë në katër vite, atëherë kur ju duhet vota. I mbushin me premtime boshe dhe i gënjejnë me thesin e miellit. Qytetarët kanë sy dhe veshë, dëgjojnë dhe shikojnë. 25 Prilli është dita e fitores së madhe. Lëvizja Socialiste për Intergim është në cdo familje, dhe takon cdo qytetarë individualisht. Ne dijmë të dëgjojmë, dijmë të vlersojmë dhe bashkë do i japim Rilindjes ndëshkimin e merituar. Fëmijët meritojnë një jetë cilësore dhe do ta bëjmë këtë për ata.