LSI, apel qeverisë në Kuvend: Tërhiq votën kundër SHBA në OKB, jo politikë arrogante

549
Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimi, i ka bërë thirrje qeverisë në Kuvend ë tërheqë votën kundër SHBA-së në OKB dhe të informojë Kuvendin për vendimet që merr kur ato janë me rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë. Mbi të gjitha, të mos shfaqë arrogancë ndaj një vendi partner strategjik si SHBA-ja, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. 
Gjosha po ashtu i ërkoi qeverisë që para se të gëzohet për hapjen e negociatave me BE-së, më parë të plotëspjë kriteret që i kërkohen, pasi nëse do të shikoheshin prioritet që duhet të përmbushë, nuk gjen asnjë prej tyre të përmbushur, duke filluar që nga kaosi në administratë, zgjedhja e kryprokurores pa Veting, zgjedhja e anëtarëve me probleme në organet e drejtësië si KLGJ e KLP e deri tek largimi në masë i shqiptarëve jashtë vendit.
NGA FJALA E GJOSHES
Pas nje vendimi tejet te nxituar te Qeverise Shqiptare para 1 muaji, ku Shqiperia votoi pro Rezolutes se OKB dhe kunder qeverise Amerikane, me vjen mire qe nje numer I madh deputetesh nga opozita vjen sot duke I paraqitur Kuvendit nje rezolute, e cila do te ndihmonte sado pak Shqiperine te vinte ne vend interesin e qytetareve shqiptar per nje partneritet te forte dhe solid me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Eshte per te ardhur keq qe ne politiken tone te jashtme shohim nje mungese transparence te theksuar dhe ne te njejten kohe nje mungese konsultimi me te gjitha institucionet qe jane te lidhura ngushte me vendimet e rendesishme per Shqiperine, shpeshhere me ndjeshmeri te larte per qytetaret tane.
Si Kuvendi I Shqiperise dhe kryesisht Komisioni I Politikes se Jashtme, ashtu edhe Presidenti I Republikes jane anashkaluar ne te gjitha vendimet dhe kjo eshte nje kulture qe cdo dite e me shume po theksohet ne institucionet tona. Ju rikujtoj ketu negociatat qe po kryhen me Greqine, ku mungesa e transparences dhe mos kunsultimi po rrezikojne rende suksesin e tyre. Shqiperia minimumi do te duhet te mbante nje qendrim abstenues per te qene politikisht korrekt dhe per te mos cenuar nje marredhenie te gjate strategjike me aleatin e saj me te rendesishem. Kemi degjuar gjithashtu deklarata te tipit se ne kemi pasur nje vendim te unifikuar me BE.
Me vjen keq qe ne mundohemi te fshihemi kaq shume pas disa gjerave qe ndjeshmeria e qytetareve tane eshte e larte dhe I ben ata konfuz per te qene kundra vendimit te qeverise. Bashkimi Europian nuk ka pasur unifikim votash dhe asnje vendim Keshillim per unanimitet. Perkundrazi shume vende anetare te BE kane abstenuar me voten e tyre duke ruajtur nje raport te drejte mes BE dhe SHBA.
Jane absolutisht te shumta arsyet qe do te rendisja ketu sot pse vota jone ishte nje gabim I rende: E para Shqiperia nuk mund te jete kurre nje vend mosmirenjohes ndaj aleatit te saj me te madh gjeo strategjik. E dyta investimi I SHBA per njohjen e Kosoves eshte historik per shqiptaret dhe vota kunder SHBA eshte automatikisht nje vote kunder Kosoves…dhe kjo eshte teper e rende! E treta nuk mundet kurresesi nje individ I vetem te perfaqesoj apo te flase ne emer te shtetit shqiptar kur dihet fare mire pozicioni I qytetareve tane ne raport me SHBA dhe cdo vendim te saj Shqiperia nuk eshte as Gjermania, as Franca per te luajtur nje politike te jashtme arrogante.
Shqiperia eshte nje vend I vogel, me mundesi modeste dhe cdo partneritet per te eshte jetik dhe tejet I rendesishem per stabilitetin e saj por edhe per mundesi te reja te zhvillimit ekonomik. Ndaj reflektimi sa me I shpejte mbi keto vendime te gabuara qe krijojne kosto te renda per te gjithe do te ishte tejet I nevojshem. Shqiperia patjeter qe mbeshtet cdo akt, cdo resolute qe do te sherbente si zgjidhje per konfiktin mes Palestines dhe Izraelit por mos harrojme qe roli yne per kete ceshtje eshte teper I vogel. Ndaj kurresesi nuk mund te mendojme qe SHBA, e cila ka nje rol thelbesor per zgjidhjen e ketyre problemeve ne Lindjen e Mesme, do te kishte ndonje interes ndryshe nga qendrimi tyre I palekundur per paqen dhe gjetjen e marreveshjeve. Ndaj ne kerkojme menjehere nga Qeveria: 1. Te rishikoj voten per rezoluten “Per statusin e Jeruzalemit”, te dates 21 Dhjetor 2017, te Asamblese se Pergjithshme te OKB, e ne perputhje me rregullat e OKB te deklaroj nje qendrim jo miratues ndaj kesaj Rezolute. Dhe patjeter per cdo veprim qe do te ndermerret te vihet ne dijeni Kuvendi I Shqiperise.
Nuk mund te rri pa permendur sot ne fjalen time Strategjine e Zgjerimit te publikuar nga Bashkimi Europian vetem 2 dite me pare. Deshiroj ne menyre te vecante te falenderoj Komisionin Europian per gjithe punen e bere ne hartimin e kesaj strategjia dhe mbi te gjitha per faktin qe ajo e vendos BE dhe Ballkanin Perendimor ne nje nivel tjeter bashkepunimi, shume here me te thelle se sa ai I deritanishmi, sidomos ne aspektin e bashkepunimit ekonomik por edhe ate te sigurise dhe migracionit si dy ceshtje me interes madhor per te gjitha vendet tona.
Nga ana tjeter dua te vleresoj vemendjen qe BE po rikthen te procesi zgjerimit duke u bazuar fort te vlerat e perbashketa, te shteti I se drejtes, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe te drejtat themelore te njeriut. Kam analizuar me shume kujdes strategjine dhe doja te terhiqja edhe nje here vemendjen e qeverise shqiptare se perpara se te gezoheni dhe te mireprisni rekomandime positive per negociatat do te benit mire te plotesonit kushtet kryesore te kerkuara per celjen e negociatave, pasi dokumenti shpreh qarte pasigurine e Komisionit Europian per plotesimin e kritereve kryesore te Shqiperise.
Ne degjojme te flitet cdo dite e me pak per procesin e integrimit apo per te qene edhe me e sakte, edhe kur flitet per te I gjithe rrenimi I procesit teknik kamuflohet me akuza ndaj opozites. Deshiroj ti rikujtoj Qeverise Shqiptare se ecuria e procesit te integrimit eshte ne rradhe te pare pergjegjesi e drejteperdrejte e ekzekutivit si organ kryesor per marrjen e vendimeve dhe qe implementon me perpikemeri udherrefyesin e 5 prioriteteve kyce.
Le te marrim per nje moment reformen ne administraten publike. Ajo qe ishte suksesi i qeverise se shkuar sot eshte kthyer mankthi i saj. Mania per te pasur nje tepsi vetem per vete ka shkaktuar sot kaosin me te madh te strukturave te administrates publike. Administrata jone edhe pas 5 muajsh te fillimit te qeverise nuk ka struktura funksionale me detyra te percaktuara qarte.
Konfuzioni i shkaktuar me shkrirjen e Ministrive eshte alarmues ne nje vend ku cdo dite qytetaret presin sherbime dhe per nje vend qe pret te cele bisedimet per anetaresim me bashkimin europian. Proces ky qe nuk mund te kryehet kurresesi pa kapacitetet e duhura njerezore.
Vazhdojme me tej me ate pjese te prioriteteve ku qendron edhe celesi i zhbllokimit te te gjithe procesit, dhe kjo eshte pikerisht Reforma ne Drejtesi. Une realisht nuk e di cili do te jete raportimi juaj per kete prioritet ku priten rezultate konkrete sepse te vetmet arritje qe ka pasur reforma deri tani jane:
1. Zgjedhja e Kryeprokurores se Pergjithshme me vetem 69 vota, dicka qe skishte ndodhur kurre ne 27 vite demokraci. Nderkohe qe Kushtetuta e vendit flet qarte qe ky proces kryehet vetem me 3/5 e votave
2. E dyta Kryeprokurorja e Pergjithshme zgjidhet pa vetting, ne nje kohe kur vettingu eshte tashme pjese e kushtetutes se ketij vendi dhe aq me teper nje kusht i panegociushem per implementimin e sukseshem te kesaj refome dhe per procesin e integrimit.
3. Vazhdojme me tej me ngritjen e institucioneve te reja te drejtesise dhe perzgjedhjen e kandidaturave per KLGj dhe KLP, ku jane konstatuar kandidatë fiktive, jashtë kritereve ligjore, në konflikt interesash apo dhe me cilësi morale të diskutueshme duke vazhduar deri te candidate qe I perkasin ish sigurimit te shtetit.
E njeherazi duke dale haptas kunder opinionit te ONM, I cili per qytetaret ishte garanti I vetem I moskapjes se sistemit. E megjithate edhe kur tentoj te largohem sado pak nga reforma ne drejtesi dhe shikoj sektoret e tjere per te gjetur disa arritje konkrete, ajo me te cilen perballem eshte nje tjeter fatkeqesi…ajo e largimit nga vendi te mijera qytetareve shqiptar. E solla kete ne vemendjen tuaj jo vetem per te perseritur ate cka kam thene disa here ne fjalimet e mia se eshte per te ardhur keq qe rinia dhe shtresa e mesme po largohen masivisht nga Shqiperia sepse kane humbur shpresen, por sot dua te sjell edhe nje fakt tjeter: alarmimin e vendeve anetare per shkeljen e rregullave te levizjes se lire ne hapesiren Schengen. Dhe I bej thirrje sot instancave pergjegjese te merren masa te menjehershme per te verifikuar ditet e qendrimit te qytetareve ne vendet e Bashkimit evropian pasi ne nuk mund te lejojme kurre qe ky fakt te kthehet ne nje pengese te Shqiperise per hapin e rradhes qe jane negociatat.
Ju e dini mire se procesi per celjen e negociatave, gjithashtu nuk perfundon me Komisionin Europian por nje pune paralele, edhe me bindese do duhet te behet me vendet anetare.
Cila eshte panorama sot? Shqiperia ka humbur kredibilitetin e saj si nje partner serioz per vendet anetare. Ceshtjet tejet sensitive si azilkerkuesit, trafikimi I qenieve njerezore, trafikimi I droges dhe shtimi i grupeve kriminale ne disa nga vendet kryesore te BE kane prekur ne shume menyra sigurine europine. Ndaj per te ndryshuar kete imazh duhet jo vetem shume pune, por edhe shume seriozitet dhe modesti nga ju si mazhorance por edhe nga I gjithe spektri politik ne vend. Prandaj perpara se te kerkoni triumfe personale dhe partiake, mendoni pak me shume per pergjegjesine tuaj perballe aspirates se palekundur te qytetareve shqiptar, endrres se tyre per nje Shqiperi europiane. Dhe jepini fund ketij show te shemtuar qe po vret cdo dite e shume shpresen e tyre, te ardhmen e femijeve te tyre.
Sigal