LSI apel për reformën zgjedhore, Luan Rama: Reforma, faktor kyç për të përshpejtuar integrimin evropian

456
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon angazhim real veçanërisht nga dy partitë e mëdha politike në vend për të realizuar reformën në drejtësi.

Nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama tha gjatë një konference për shtyp, tha se LSI-ja është e angazhuar për të realizuar një reformë zgjedhore me konsensus.

Luan Rama: Në emër të LSI, edhe një herë i ftoj forcat politike që përfaqësohen në Kuvend në mënyrë të veçantë PD dhe PS që të demonstrojnë angazhimin e tyre real në mënyrë që të bëjnë të mundur reformën zgjedhore.

LSI është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e vet për të bërë të mundur konsensusin e nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të bëhen me konsensusin e të gjitha palëve duke dëshmuar përgjegjshmëri përballë qytetarëve.

 

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI z. Luan Rama

 Jam sot në këtë konferencë
shtypi për të risjellë në vëmendjen e opinionit publik faktin që në seancën e
ditës së enjte, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mori një vendim për të
zgjatur edhe me dy muaj kohën e punës së komisionit të posaçëm parlamentar që
në fakt do të duhet të merret sërish me reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore është një
çështje e rëndësishme, është një prioriteti i rëndësishëm, është padyshim
përgjegjësi dhe detyrim i madh i të gjithë klasës politike në vend, në mënyrë
të veçantë do të thoja i forcave politike që përfaqësohen në Kuvend dhe që kanë
përgjegjësinë që ta realizojnë reformën zgjedhore.

Mirë po çfarë ka ndodhur?!

Në të gjithë kohën që iu la në
dispozicion komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, nuk u bë e
mundur të reflektohej asnjë prej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ashtu sikundër
nuk e bë e mundur që forcat politike të reflektonin angazhimin dhe kontributin
e tyre real për të realizuar ato rekomandime që do të mund të garantojnë një
proces zgjedhor korrekt, të ndershëm, të paanshëm, sipas standardeve të
OSBE-ODIHR.

Ndaj në emër të LSI-së edhe një
herë i ftojë forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, në mënyrë të veçantë PS
dhe PD që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin
tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin
aq sa ç’është e mundur tashmë në këtë limit të kufizuar kohe, të rekomandimeve
të OSBE-ODIHR.

LSI ka qenë e gatshme, është e
gatshme, dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë edhe në këtë
rast, siç bëri në reformën në drejtësi, kontributin e vet për të bërë të mundur
mbërritjen e konseusist të nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të realizohet me
konsensusin e të gjitha palëve duke dëshmuar kështu jo vetëm pjekuri politik,
jo vetëm angazhim real, por mbi të gjitha përgjegjshmëri përball qytetarëve dhe
përgjegjshmëri gjithashtu edhe përball partnerëve tanë ndërkombëtar.

Reforma zgjedhore, duke
garantuar zgjedhje sipas standardeve, do të bëj të mundur edhe suksesin e
reformës në drejtësi, edhe suksesin e të gjitha reformave të tjera të
rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit.

Prandaj nga kjo pikëpamje,dhe
me këtë angazhim, me këtë përgjegjësi, pra që të bëhet e mundur realizimi i
zgjedhjeve sipas standardeve edhe suksesi i reformës në drejtësi, është e
rëndësishme, është padyshim përgjegjësi e madhe që të realizohet me sukses të
plotë reforma zgjedhore.

Ky është testi i radhës. Ky
është testi i radhës për angazhimin real, për vullnetin real dhe për
kontributin real të faktorëve politik për të bërë të mundur që të dëshmojnë se
atë çfarë kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë patur dhe nuk e kanë
demagogji, por të dëshmojnë që e kanë angazhim real dhe përgjegjësi reale që
duhet përmbushur.

 

Z.
Rama çfarë komenti keni për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj qëndrimit që
mbajti Lëvizja Socialiste për Integrim në seancë plenare lidhur me koncesionin
e laboratorëve spitalor?

Partia Demokratike është
sovrane në qëndrimet që mbanë dhe në të gjithë aksionin e vet politik, ashtu si
kundër është sovrane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në qëndrimet që mbanë,
në nismat politik dhe elektorale që ndërmerr dhe padashur t’i hyjë polemikave
pa vend, më lejoni të ritheksojë atë që sapo thashë pak më parë, që reforma
zgjedhore është testi i radhës. Dhe reforma zgjedhore është prova e angazhimit
real, e bashkëpunimit real, e përgjegjësisë konkrete për të bërë të mundur përmbushjen
e të gjitha rekomandime të OSBE-ODIHR. Përball kësaj sfide, ne jemi të gatshëm,
kush dëshiron të bëhet pjesë e kontributit pozitiv është i mirëpritur dhe ne
vetëm do të bëjmë të mundur realizimin me sukses dhe pse jo me konsensus të
reformës zgjedhore.