LSI ankimon vendimin e KQZ: Numëruesi i 3-të na takon ne

554
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën që kjo forcë të ketë numëruesin e tretë.
LSI bën të ditur se vendimi i KQZ është i njëanshëm dhe cenon interesat e kësaj partie.
Mes të tjerash LSI pretendon se vendimi i dhënë nga KQZ është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Së pari, sipas Kodit Zgjedhor, të gjithë komisionet që administrojnë procesin zgjedhor krijohen duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2013-ës. Nisur nga përcaktimi i KQZ-së, që ka pranuar faktin se në zgjedhjet e 2013-ës PDIU ka rezultuar pjesë e koalicionit që i ka humbur zgjedhjet dhe si e tillë duhet ë listohet tek partitë e opozitës parlamentare dhe duhet të marri pjesë në short për anëtarin e 4 të GNV-ve së bashku me PR”, thuhet në kërkesën drejtuar Kolegjit.
19238469_304888736603636_1110986238_o19179239_304888739936969_1571856484_o
Sigal