LSI akuza të rënda Tahirit: Ja me kë bashkëpunon për të blerë vota në Vorë për PS (Emrat)

486
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur akuza të rënda sot ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesve të policisë. Eriona Bixha, kandidate për deputete e LSI-së në Tiranë, tha sot se Agim Kajmaku dhe nipat e tij po shpërndajnë para në zonën e Vorës dhe po iu bëjnë presion mbështetësve të LSI-së.

“Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku që e ka shndërruar makinën e tij ‘Volkswagen” në bankë. Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi. Dy nipërit e tij, Edi Kajmaku dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion. Ndërkohë shtetasi Rexhep Shehi që lëviz me ‘Benz C-Clas’ dhe Ledio Sorra me ‘Peugot’ mbulojnë shitblerjen e votave në Gjokaj dhe Picar. Po ashtu Dritan Stoka, punonjës i ALUINI-t. I bëj thirrje edhe drejtorit të ALUIZNI-t që të shamngë shpërndarjen e legalizimeve në këtë periudhë për vota. I bëj thirrje publike Policisë së Shtetit, të marrë masat e nevojshme për t’i thënë stop këtij fenomeni të paskrupullt. Jemi në dijeni të plotë edhe për skenarët ndaj aktivistëve të LSI-së nga ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri Tahiri. Kurrsesi nuk mund të blejnë votat, lirinë dhe dinjitetin e vajzave e grave e të rinjve të bashkisë së Vorës”, deklaroi Bixha.
Sigal