LSI: 20 votat tona janë për reformën

426
LSI thotë se qëndrimi i saj për Reformën në Drejtësi është i palëkundur. Ky qëndrim vjen pas një takimi që kryetari i saj Ilir Meta mbajti në Kryesinë e Kuvendit me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Më herët në seancën parlamentare, Meta iu drejtua posaçërisht ambasadorit Lu duke i thënë: “Dua t’i them ambasadorit amerikan mos dëgjo lartë e poshtë që Meta bën lojë! Ilir Meta nuk bën lojë! E kam thënë që të 20 votat e LSI-së do të jenë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë për të gjetur konsensus është sipas Venecias”.
Sigal